Papunësia

Të gjithë të punësuarit janë të siguruar kundër papunësisë. Kush mbetet i papunë, merr sipas rregullit përgjatë një kohe të caktuar mbështetje financiare. Të papunët duhet të lajmërohen në qendrat rajonale ndërmjetësuese për punë (RAV).

Sigurimi i të papunëve

Sigurimi i të papunëve (ALV) është një sigurim shtetëror dhe për të gjithë të punësuarit i detyrueshëm. Shumat mujore zbriten direkt nga rroga, punëdhënësi merr gjysmën përsipër. Të pavarurit nuk munden të sigurohen te sigurimi i të papunëve. Kush mbet pa punë, merr prej një arëke për të papunët një pagë mujore zëvendsuese (para për të papunët, Arbeitslosengeld). Apo, kur dhe në ҫfarë shume paguhen parat për të papunët, mvaret prej shumë faktorëve. Për shembull, sa gjatë ka punuar njeriu apo për ҫfarë arsye ka mbetur i pa punë.

Veprimi gjatë punësis

Idealja do të ishte para ditës së fundit të punës, por jo më vonë se në ditën e parë të papunësisë. Është e detyrueshme të regjistroheni në qendrën përgjegjëse rajonale të punësimit (RAV). Të gjitha hapat e mëtejshëm janë shpjeguar atje.

Qendra rajonale e ndërmjetësimit për punë

Qendra rajonale e ndërmjetësimit për punë (RAV) ndihmon në atë, për ta gjetë përsëri shpejt një punë. Bisedat këshilluese në RAV janë të detyrueshme, kur njeriu tërheq para për të papunët. RAV ofron edhe kurse dhe programe për veprimtari. Këto janë pjesërisht të detyrueshme. Edhe personat, që kurr nuk kanë punuar në Zvicër dhe kërkoj një punë, munden të lajmërohen në RAV. Mirëpo ata nuk marrin para.