Sigurimi i pensionit në pleqëri (shtylla 1., 1. Säule)
Sigurimi i pensionit në pleqëri (AHV) është një institut shtetëror. Shumica e personave të rritur duhet për këtë të paguajnë. Shumat zbriten te të punësuarit ҫdo muaj direkt nga rroga, punëdhënësi merr përsipër gjysmën. Të pavarurit apo personat pa vend pune duhet të njoftohen nga në zyrën për sigurime sociale (Sozialversicherungsanstalt, SVA) si duhet t`i paguajnë kontributet e tyre. AHV ju paguan pensionerëve një pension në muaj. Lartësia e pensionit mvaret prej shumës e cila ëshë paguar. AHV i mbështetë edhe në rast vdekje bashkëshortët dhe fëmijët e personit të vdekur (Pension për të veja dhe jetim). Secili dhe secila posedon një letërnjoftim -AHV me numrin e sigurimit personal.