Raportimi i një vdekjeje
Në rast vdekjeje, nga mjeku duhet të plotësohet një certifikatë vdekjeje. Pas kësaj, vdekja duhet të raportohet në zyrën e gjendjes civile përgjegjëse për vendin e vdekjes.
Personi vdes në spital, në strehimore pleqsh ose në stehimorën e përkujdesjes:
- Drejtoria e spitalit ose të strehimores duhet t'ia lajmërojë vdekjen zyrës së gjendjes civile.
Personi vdes në një vend tjetër:
- Ju si të afërmit duhet t'ia lajmëroni vdekjen zyrës së gjendjes civile.
Nëse dëshironi, mund të thirret një shërbim funerali për të kryer transferimin në varreza ose transferimin e një kufome jashtë vendit. Ju si të afërmit duhet t'i paguani shpenzimet për këtë shërbim. Zyra e gjendjes civile përgjegjëse për vendin ku ka ndodhur vdekja jep informacion mbi procedurën dhe dokumentet e kërkuara.