Sistemi shëndetësor

Sistemi shëndetësor në Zvicër është i ndërtuar shumë mirë. Të gjitha banoret dhe banorёt janë të gjithëpërfshirë dhe detyrimisht tё siguruar kundër aksidentit dhe sëmundjes. Numri i mjaftueshëm i ambulancave mjekësore, barnatoreve, dhe spitaleve e bëjnë shёrbimin e sigurt.

Sistemi i sigurimit

Në Zvicër duhet të gjitha banoret dhe banorët të sigurohen kundër aksidentit dhe sëmundjes. Kush vie këtu, duhet ta bëjë sigurimin në tre muajt e parë. Fëmijët duhet mbrenda tre muajve pas lindjes të sigurohen. Shërbimet e sigurimit obligativ janë me ligj të rregulluara. Të gjithë të siguruarit e kanë të drejtën e njëjtë të trajtimit mjekësor.

Financimi

Sistemi shëndetësor zviceran financohet s`bashku prej vendi (shteti, kantonet, komunat), punëdhënësve dhe personat privat. Personat privat paguajnë vetëm sigurimin për përkujdesje gjatë sëmundjes dhe atë për aksident, një shumë sigurimi mujor. Kjo vendoset çdo vit dhe është sipas kantonit e ndryshme. Kush sëmuret apo ka një aksident, duhet veç kësaj të marr pjesë në shpenzimet (shuma e përcaktuar (Franchise) dhe pjesëmarrja vetanake (Selbstbehalt). Mirëpo këtu ka një shumë të përcaktuar maksimale vjetore.

Përkthimet

Nuk është e thjeshtë, kur njeriu në një gjuhë të huaj duhet të merret vesh me mjeket, farmacistet apo përkujdesësit mjekësor. Disa spitale ofrojnë përkthime falas përmes përkthyesve ndërkulturor special të shkolluar. Pacientet dhe pacientët duhet vetë për këtë të informohen me kohë. Përkthyest munden të kërkohen edhe për vizita mjekësore dhe situata të tjera. Mirëpo atëherë duhet të paguhen vetë.