Sigurimi shëndetësor me përkujdesje (sigurimi bazë)
Të gjitha banoret dhe banorët në Zvicër duhet patjetër vetë ta bëjnë një sigurim shëndetësor me përkujdesje (sigurim bazë, Grundversicherung). Kush vendoset në Zvicër, ka për këtë tre muaj kohë. Nëse njeriu bëhet i sëmur në këtë kohë, shpenzimet e bëra kërkohen më pastaj. Sigurimi bazë ofrohet prej shumë sigurimeve shëndetësore private (Krankenkassen). Zgjedhja e një sigurimi shëndetësor është e lirë. Sigurimet shëndetësore duhet t`i marrin të gjithë personat që jetojnë në Zvicër. Të siguruarit paguajnë një shumë mujore. Këto shuma janë të ndryshme dhe të larta sipas sigurimit shëndetësor, modelit të sigurimit, për këtë e vlen të krahasohen ofertat. Ju mund ta ndërroni sigurimin shëndetësor deri në fund të nëntorit për vitin e ardhshëm. Sigurimi bazë nuk i merr vetëm shpenzimet kur njeriu është i sëmurë, ai e paguan edhe shtatzënësin dhe lindjen. Shërbimet janë të rregulluara me ligj. Kujdes: Shpenzimet për mjekimin e dhëmbëve apo syzet zakonisht duhet të paguhen vetë ose nëpërmjet sigurimit suplementar vullnetar.