Të drejtat dhe detyrimet

Të punësuarit dhe punëdhënësit kanë të drejta dhe detyrime të ndryshme. Me ligj janë të rregullura p.sh. Koha maksimale për punë, e drejta për pushim dhe sigurimi mbrojtës.

Të drejtat e punëmarrësve

Punëmarrësit kanë në Zvicër të drejta ligjore të ndryshme. Nga më të rëndësishmet janë:

  • Punëdhënësit janë të detyruar, punëtorët e tij t`i lajmëroj te sigurimi social, për ta të bëjë një sigurim për aksident dhe një pjesë të shumës ta paguaj.
  • Të gjithë të punësuarit kanë të drejtë më s`paku për katër javë pushim me pagesë. Kjo vlen edhe për personat, që janë me rrogë që paguhen me orë apo ata që punojnë orare jo të plota.
  • Koha më e lartë e lejuar për punë përmban 50 orë në javë. Në disa firma janë vetëm 45 orë.
  • Të punësuarit kanë të drejtë për një dëftesë të punës me shkrim.
  • Kush sëmuret apo ka pasur ndonjë aksident dhe që ka punuar më shumë se tre muaj në firmë, ka për një kohë të drejtën e marrjes të rrogës.
  • Gratë shtatëzëna dhe gratë, që kanë lindur një fëmijë kanë të drejta të posaçme (Mutterschutz).

Rroga

Në Zvicër nuk ka ligji për rrogë minimale. Mirëpo shumë firma kanë një kontratë pune të përbashkët (GAV), në të cilat është e përcaktuar rroga minimale. Gratë dhe burrat kanë të drejtën për rroga të njëjta për punë të njëjtë. Në kontratë është e vendosur shuma e rrogës bruto. Paguhet rroga neto, pasi që janë zbritur shumat për sigurime sociale (Sozialabzüge). Te personat me leje qëndrimi B, me letërnjoftim F apo N, leje qëndrim i shkurtër L, leje kalimi i kufirit G, zbriten shumat për sigurime sociale direkt nga rroga nga zyra për tatime burimore (Quellensteuer). Kontributet për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor nuk janë pjesë e zbritjeve të pagave në Zvicër.

Largimi nga puna

Te largimi nga puna duhet punëdhënësi dhe punëmarrësi tu përmbahen rregullave të vlefshme për kohën në kontratë. Largimi i menjëhershëm nga puna është i mundshëm vetëm në raste përjashtuese. Njeriu mundet çdoherë ta kërkoj me shkrim arsyen e largimit nga puna. Kush është i sëmurë, ka pasur një aksident,është shtatëzënë ose ka lindur një fëmijë, është special i mbrojtur nga largimi prej punës. Nëse punëmarrësi vet largohet nga puna, mundet me ndikue në lartësin e mbështetjes prej sigurimit për të papunët.