Konto / qarkullimi i pagesave

Kush fiton para dhe duhet t`i paguaj faturat, i nevojitet një konto në bankë apo në post. Për blerje janë debit- apo kreditkartat shumë të përhapura.

Konto

Në Zvicër ka pothuajse secilia banore apo banorë një konto.Të punësuarve ju paguhet rroga sipas rregullit në konto. Shumë banka dhe posta ofrojn konto private. Hapja e një kontoje është normalisht pa para. Mirëpo pastaj ka taksa të ndryshme. Ngase taksat, cinsi dhe pagesat sipas ofertuesit ndryshueshëm janë të larta, e vlen të krahasohen. Për me hap një konto i nevojitet njeriut patjetër në çdo rast pasaporta apo letërnjoftimi.

Debitkartat / kreditkartat

Kush zotëron një konto, e merr sipas rregullit një kreditkartë për me tërheq para. Këto janë të vlefshme vetëm në bankën e vet. Mirëpo bankat apo posta ofrojnë edhe debitkartat (p.sh. Maestro), me të cilat njeriu mundet me tërheq para në të gjithë bankomatat dhe të paguaj në shumicën e shitoreve. Këto karta mund të përdoren edhe jashtë vendit. Sipas kartës ka taksa të ndryshme. Kreditkartat munden të porositën te ofertuesit e ndryshëm. Shërbimet dhe taksat janë shumë të ndryshme, krahasimi ia vlen. Pagesa me Debit-apo kreditkartë është në ndërkohë shumë e përhapur.

Pagesa e faturave

Faturat sipas rregullit dërgohen për tu paguar përmes postës me një fletëpagesë. Ka tri mundësi për t`i paguar:

  • E- Banking: Pagesa përmes internetit është shumë e përhapur dhe e sigurt.
  • Në sportel: Me fletëpagesë mundet njeriu me para të gatshme të paguaj në post. Kush ka një konto në post, mundet prej konto direkt të paguaj. Klientet dhe klientët e bankës munden në sportel të bëjnë pagesat.
  • Përmes postës: Për tu bërë pagesat munden të dërgohen edhe me letër në bankë apo në post. Informacione më të përafërta ju ofrojnë banka apo posta. Mundësit për pagesë për faturat e përsëritëshme:
  • Zbritja dhe bërja e pagesave (LSV) është e rahatshme, me këtë ndodh pagesa e faturave automatikisht nga kontoja. Informacione për këtë japin dërguesit e faturave apo banka/posta.
  • Nëse shuma për pagesë në faturë është gjithnjë e njëjtë (p.sh. qiraja), mundet njeriu në bank apo post ta bëjë një marrëveshje në vazhdimësi për pagesë (Dauerauftrag).

Faturat janë gjithmonë me një kohë të caktuar për pagesë. Nëse nuk ju pëmbahemi kësaj kohe, si pasoj mund të ketë: Një regjistrim në zyrën e përmbaruesit për borxhe.