Vetura / motoçikleta

Në Zvicër ka rrjet të mirë të ndërtuara rrugësh. Shfrytëzimi i shumicës të rrugëve është pa taksa. Rregullat e komunikacionit kanë një dopmethënje të lartë. Nëse nuk përmbahen, janë dënimet e larta.

Rregullat e komunikacionit

Rregullat e komunikacionit në Zvicër kanë një vend të posaçëm për nageset dhe ngasësit e veturave. Dënimet në krahasim me vendet e tjera janë shumë të larta. Te shkelja e madhe e rregullave mundet me çue deri te marrja e patentshoferit.

Disa rregulla të rëndësishme:

  • Shpejtësia më e madhe e lejuar mbrenda vendbanimit: 50 km/h; jashtë vendbanimit: 80 km/h, Rruga automobilistike: 100 km/h, Autostrada:120 km/h
  • Parakalimi në të djathtë është i ndaluar në autobahn; Kalimi në të djathtë lejohet me kujdesin e nevojshëm nëse një kolonë është formuar në korsinë e majtë ose të mesme.
  • Dritat duhet të jenë edhe gjatë ditës të ndezura
  • Të gjithë personat në veturë duhet të lidhen
  • Fëmijët duhet në një ulëse për fëmijë të ulen (deri në 12 vjeç apo te një gjatësi prej 150 zentrimetrash)
  • Gjatë ngasjes është telefonimi vetëm me zmadhues i lejuar
  • Ngasja nën ndikimin e alkoolit-apo drogës është e dënueshme (kufiri promil 0.5)
  • Këmbësoret dhe këmbësort në vendkalimin për këmbësor kanë gjithmonë përparësi (përveç nëse kalimi është përmes një semafori i rregulluar)

Taksat për rrugë

Rrugët financohen prej, shteti, kantoneve dhe komunave. Shfrytëzimi i rrugëve është pa taksa. Përjashtim bëjnë autostradat: Kush don ta shfrytëzoj autostraden duhet ta blej një taksë autostrade (Vignette). Këto ngjiten në xhamin e parëm të veturës. Taksat për autostrada gjinden në pompat e benzinës në posta apo në zyrat për komunikacion rrugor.

Sigurimi

Në Zvicër guxojnë të përdoren vetëm automjetet të cilat janë të siguruara. (Sigurimet për automjete-sigurimi privat me detyrim zhdëmtimi Motorfahrzeug-Haftpflichtversicherung) ofrohet nga sigurime të ndryshme private. Sigurimi paguan për dëmet në gjësende dhe persona, të cilat shkaktohen me automjet. Për dëmet në veturen private ka sigurime shtesë vullnetare (sigurime kasko Kaskoversicherung). Kujdes: Nëse dikush sillet me pakujdesi, sigurimi sipas rrethanave nuk paguan (p.sh ngasja nën ndikim të alkoolit-apo drogës). Sigurimi i automjeteve nuk është në sigurimin privat me detyrim zhdëmtimi i integruar Privat-Haftpflichtversicherung.

Importi i një automjeti

Kush don ta importoj në Zvicër një automjet duhet ta lajmëroj në zyrën kufitare për doganim. Automjeti duhet të vërtetohet edhe teknikisht. Njeriut i nevojitet një sigurim privat me detyrim zhdëmtimi për automjete, një patentshofer i Zvicrës dhe tabela me numra të Zvicrës. Informacion më të detajuar mund të merret nga zyra e inspektimit të automjeteve motorike Basel-Landschaft.

Carsharing

Carsharing është përdorimi i organizuar i përbashkët i një ose më shumë makinave. Automjetet e një organizate Carsharing zakonisht janë në hapësira parkimi me qira dhe janë të rezervuara paraprakisht. Vendndodhjet janë shpesh në qendrat e transportit publik (p.sh. stacionet e trenit, kryqëzimet e tramvajit, stacionet fundore të linjave të autobusëve). Në ndryshim nga marrja me qira e makinave, përdorimi i automjetit është gjithashtu i mundur për një kohë të shkurtër, p.sh. me orë.