Patentshoferi

Për me mund me e nga në Zvicër një veturë apo motoçiklet, i nevojitet njeriut një patentshofer i vlefshëm. Patentshoferët e huaj duhen mbas vendosjes në Zvicër të shndërrohen.

Patentshoferi i të huajve

Kush shpërngulet në Zvicër dhe që më parë zotëron një patent- shoferi (Führerausweis) duhet këtë mbrenda 12 muajsh ta shndërroj në një patentshoferi të Zvicrës. Për ta bërë këtë, një aplikim duhet të dorëzohet në Kontrollin e Automjeteve Motorike Basel-Landschaft. Sipas vendit që është bërë patentshoferi, vlejnë tjera vendime për shndërrim. Mundet me qenë që një provim ngasje të jetë i nevojshëm, apo që ngasesja apo ngasësi ta kaloj edhe provimin teorik Zviceran. Kontrolli i Automjeteve Motorike në Basel-Landschaft jep të dhëna të tjera.

Provimi i ngasjes

Për me marr në Zvicër një patentshofer, është një provim i nevojshëm. Provimi për ngasje përbëhet prej një pjese me shkrim dhe një me gojë. Për provim lejohen personat, që janë mbi 17 vjeç. Provimi me shkrim mund të bëhet në kantonin Basel-Landschaft në gjuhët gjermane, frënge dhe italiane. Për parakushtet dhe rrjedhjen e saktë informon Kontrolli i Automjeteve Motorike. Për me nga kamionin, autobusin dhe taksin janë të nevojshme provime të veçanta.