Titulli i qëndrimit dhe marrja e nënshtetësisë (DE)

Për të banuar më gjatë në Zvicër apo për të punuar, është nevojshme leja. Njeriu dallon leje të ndryshme qëndrimi dhe leje me vendqëndrim.

Llojet e lejës

Kush gjatë qëndrimit në Zvicër punon apo qëndron më shumë se tre muaj, i nevojitet për këtë një leje. Kjo bëhet prej zyrës kantonale për Migrimin dhe të drejtat e qytetarëe (Amt für Migration und Bürgerrecht). Dallohet në mes lejeve të shkurtëra të qëndrimit (deri 1 vit), leje qëndrimi (të kufizuara) dhe leje qëndrimi (të pa kufizuara) dhe lejeve të udhëtarëve ndërkufitarë.

  • Leja e shkurtër e qëndrimit (L): Kjo leje është për personat, të cilët për një kohë të caktuar (më s`shumti një vit) për një arsye të caktuar jetojnë në Zvicër. Në përgjithësi banoret dhe banorët nga shtetet EU-/EFTA, që mund ta dëshmojnë një marrdhënie pune prej 3 muaj deri në një vit (kontratë pune), kanë të drejtën e kësaj leje.
  • Leja e qëndrimit (B): Kjo leje është për personat, të cilët kanë qëndruar gjatë në Zvicër. Shumica e banoreve dhe banorëve prej shteteve të EU/EFTA, kanë një të drejtë për këtë, nëse mund ta dëshmojnë, që më shumë se një vit kanë punuar në Zvicër (kontratë pune). Leja e qëndrimit u ndahet banoreve dhe banorëve të EU/EFTA për pesë vite. Për personat nga shtetet e tjera është leja e vlefshme për një vit. Pastaj duhet të qitet kërkesa për vazhdim. Vazhdimi mundet te këta personat të ndërlidhet me kushte, p.sh. shkuarja në një kurs të gjuhës gjermane. Të drejtën për vazhdim nuk e kanë. Arsyet, që flasin kundër një vazhdimi mund të jenë, p.sh. shkelja e ligjit ose varësia nga ndihma sociale. Leja e qëndrimit skadon nëse qëndroni jashtë vendit për më shumë se gjashtë muaj pa ndërprerje.. Edhe refugjatët të pranuar e marrin vizën-B.
  • Leja me vendqëndrim (C): Këtë leje e merr njeriu pas 5 apo 10 vite qëndrimi në Zvicër. Kjo leje me vendqëndrim nuk mund të ndërlidhet me kushte. Nëse lëvizni jashtë vendit, mund ta mbani lejen e qëndrimit të përhershëm për një maksimum prej katër vjetësh në kushte të caktuara. Për këtë duhet bërë një aplikim në Zyrën për Migracionin dhe të Drejtat Civile.
  • Pranime të përkohshme (F): Këtë leje e marrin kërkuesit e azilit, të cilët nuk pranohen si refugjatë, mirëpo merren përkohësisht. Leja duhet çdo vit të vazhdohet. ̇

Letërnjoftimi për të huaj

Të huajat dhe të huajt, që banojnë në Zvicër, e marrin një letërnjoftim për të huaj (Ausländerausweis). Lloji i letërnjoftimit është i varur prej kritereve të ndryshme. Ka letërnjoftime në formatin e kartelës të kredisë dhe letërnjoftime nga letra (letërnjoftim jo biometrik për të huaj, nicht biometrischer Ausländerausweis). Disa persona e marrin një letërnjoftim biometrik për të huaj. Ky letërnjoftim e ka një ҫip për të dhëna, merren shenjat e gishtave dhe një fotografi. Ata duhet të kenë të dhënat e tyre biometrike të regjistruara në Zyrën për Migracionin dhe të Drejtat e Qytetarëve. Të gjithë të sapoardhurit që nuk flasin gjermanisht ftohen gjithashtu në një takim fillestar informues, ku marrin informacione të rëndësishme për ardhjen e tyre. Nëse vidhet letërnjoftimi apo humbet, duhet menjëherë të lajmërohet në polici.

Vazhdimi

Nga lloji i statusit të qëndrimit dhe përkatësia shtetërore duhet leja e qëndrimit në kohë të ndryshme të vazhdohet. Nëse është një vazhdim i nevojshëm, e merr njeriu një formular (Verfallsanzeige). Ky formular duhet të plotësohet, të konfirmohet nga punëdhënësi dhe më pas t'i dërgohet Zyrës për Migrimin dhe të Drejtat e Qytetarëve (Amt für Migration und Bürgerrecht) së bashku me një kopje të pasaportës ose kartës së identitetit tuaj të shtëpisë (për BE/EFTA). Për pyetje informojnë komunat përkatëse apo Zyra për Migrim dhe të Drejtat e Qytetarëve.

Marrja e zakonshme e nënshtetësisë

Kushdo që ka jetuar në Zvicër për dhjetë vjet mund të aplikojë për një leje federale për marrjen e nënshtetësisë. Vitet e kaluara në Zvicër nga mosha 8 deri në 18 vjeç numërohen dyfish. Parakushte të rëndësishme për marrjen e nënshtetësisë janë përmbushja e periudhës së qëndrimit, njohja e gjuhës gjermane, integrimi dhe të dhënat e mira financiare dhe kriminale.

Marrja e nënshtetësisë me lehtësira

Nën kushte të caktuara ligjore, marrja e nënshtetësisë me lehtësira është kryesisht për bashkëshortët e huaj të shtetasve zviceranë dhe pasardhësit e një prindi zviceran. Në rastin e marrjes së nënshtetësisë me lehtësira, është vetëm qeveria federale ajo që vendos.