Shtazët shtëpiake

Kush mban shtazë shtëpiake, duhet tu përmbahet rregullave të ndryshme. Kështu disa lloje të shtazëve nuk guxojnë të mbahen në çdo banesë. Komunat mund të caktojnë tarifa për qentë.

Mbajtja e shtazëve shtëpiake

Kush jeton në një banesë me qira, në çdo rast guxon të mbajë kafshë të vogla, si derra Indie, brejtës, kanarina apo peshq. Mirëpo mund të jetë, që mbajtja e kafshëve më të mëdha (edhe macet apo qent e vegjël) janë të ndaluar në kontratën e qirasë. Edhe shtazët që shkaktojnë zhurmë apo janë të rrezikshme, qiradhënësi mundet t`i ndalojë. Përveç kësaj duhet që mbajtëset dhe mbajtësit e shtazëve ta respektojnë ligjin për mbrojtjen e kafshëve. Për shembull, njeru nuk guxon disa shtazë t`i mbaj të vetëm (p.sh. lepujt). Po ashtu është e përcaktuar madhësia e kafazit dhe rregullimi i tij. Shumë shtazë (shtazë egzotike) nuk guxojnë fare të sillen në Zvicër. Për disa të tjera nevojitet një leje speciale nga zyra e veterinarëve.

Qenët

Në kantonin e Basel-Landschaft ka një ligj special për qenë. Aty është e vendosur se çfarë detyra kanë mbajteset dhe mbajtësit e qenëve. Më shumë informacione mund të jep mjeku apo mjekja e shtazëve.

  • Të gjithë qenët në Zvicër duhet të shënjohen me një mikroçip dhe të përpilohet një bank të dhënash. Qeni ka një letërnjoftim për qenë (format i kartës për kredi). Ky nuk është identik me letërnjoftimin shtëpiak për shtazë, të cilin i nevojitet njeriut nëse don të udhëtoj me shtazë në vendet e unionit evropian.
  • Qenët duhet të lajmërohen në komunën e banimit. Komunat mund të caktojnë tarifa për qentë. Sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë (Haftpflichtversicherung) gjithashtu duhet të merret për mbajtjen e çdo qeni.
  • Të gjithë mbajtësit e qenëve duhet ta hjekin jashtëqitjen e qenit të tyre. Kush nuk e bënë këtë, mund të marr një dënim.
  • Për disa rasa të qenëve nevojitet një leje speciale (p.sh. pitbulli apo rottweiler).