Orari i punës / ditët festive

Në Zvicër janë pothuajse të gjitha shitoret në ditën e diel të mbyllura. Përjashtim bëjnë shitoret në stacionet e trenit. Ditët festive janë të rregulluara me ligj në kantone.

Ditët festive


Ditët festive janë me ligjin për punë të rregulluara dhe të njëta si ditët e diela. Një gushti (dita festive nacionale) është në të gjithë Zvicrën me ligj një ditë festive. çdo kanton mundet edhe tetë ditë të tjera zyrtarisht t`i vendos si ditë festive. Në kantonin Basel-Landschaft ditët festive janë këto festa zyrtare: Viti i ri (1 janar), Karfreitag (e premtja para pashkëve), e hëna e pashkëve, dita e punës (1 maj), ngritja në qiell (e enjte 40 ditë pas të dieles të pashkëve), e hëna e Pashkëve, festa nacionale (1. gusht), Bettag, Krishtlindjet (25 dhjetor), dita e Stefanit (26 dhjetor).

Orari i punës në shitore

Orarët e punës në shitore janë kantonalisht të ndryshme. Në kantonin Basel-Landschaft nuk ka urdhër të shtetit mbi orarin e punës. Shumica e dyqaneve ushqimore janë të hapura nga e hëna në të premte nga ora 08:00 deri në orën 19:00. Sidoqoftë, kohët mund të ndryshojnë në varësi të dyqanit dhe mund të jenë më të shkurtra ose më të gjata. Të shtunën mbyllen shumica e shitoreve më herët se përgjatë javës. Të dielen janë shumica e shitoreve të mbyllura. Përjashtim bëjnë shitoret në stacionet e trenave ose pikat e karburantit, që normalisht 7 ditë janë të hapura dhe në të shumtën e rasteve hapen më herët dhe mbyllen më vonë se të tjerat.

Orari i punës në administratën publike

Administra kantonale është sipas rregullit prej të hënes deri të premtën 8.00 deri 12.00 dhe prej 14.00 deri 17.00 e hapur. Disa vende hapen mbasdite prej 13.30 apo janë më gjatë me telefon të arritshme. Orari i punës i administratës nëpër komuna është shumë i ndryshëm. Para s`gjithash në komunat e vogla mundet me qenë orari i punës i kufizuar. Është e këshillueshme në çdo rast, më parë përmes internetit apo telefonit të njoftohesh për orarin e punës, se kur janë sportelet e hapura.