Të drejat dhe detyrat e prindërve

Kush ka një fëmijë, duhet menjëherë ta lajmëroj lindjen në zyrën civile. Te çiftet e martuara është e drejta e përkatësis të fëmijut automatikisht e rregulluar, çiftet e pa martuara duhet për këtë vet të përkujesen.

Lajmërimi i lindjes

Lindja e çdo fëmiju duhet të lajmërohet në Zyrën Civile (Zivilstandsamt). Kujdes: Se cila zyrë e gjendjes civile është përgjegjëse mvaret prej vendit të lindjes dhe jo prej vendbanimit të prindërve. Nëse lindja bëhet në një spital, i dërgon spitali dokumentet në zyrën e gjendjes civile përgjegjëse. Nëse lindja nuk bëhet në një spital ( por p.sh. në shtëpi), duhet që lindja të lajmërohet vet brenda tri ditësh. Zyra e gjendjes civile përgjegjëse informon, cilat dokumente janë të nevojshme. Fëmijët e lindur në Zvicër nuk marrin automatikisht nënshtetësin Zvicerane.

Njohja e atësis

Kur çiftet e martura kanë një fëmijë, bashkëshorti njihet automatikisht si baba. Nëse bashkëshorti dyshon që është baba, mundet me gjygj ta inicoj vërtetimin e atësisë. Kur prindërit nuk janë të martuar, babi i fëmijës nuk regjistrohet automatikisht si baba. Ai mundet fëmijën ta pranoj para ose pas lindjes në komunën që banon te zyra e gjendjes civile. Nëse nuk don babai ta pranoj fëmijën e tij mundet nëna para gjyqit ta kërkoj që ai ta pranoj fëmijën e tij.

Përkujdesja prindërore

Prindërit kanë të drejta dhe detyrime, për mirëqenjen e fëmijëve (elterliche Sorge). Këtu përkojnë për shembull edukimi, apo pëkujdesja financiare. Prindërit përfaqësojnë fëmijët e tyre me ligj deri ata të bëhen 18 vjeç. Nëse prindërit janë të martuar i kanë automatikisht të drejtat dhe detyrimet e njëjta përkundrejt fëmijut. Nëse nuk janë të martuar duhet babai më parë ta pranoj fëmijun. Pastaj munden prindërit ta bëjnë vullnetarisht një sqarim me shkrim për përkujdesjen prindërore të përbashkët (gemeinsame elterliche Sorge). Këtë e bënë njeriu ose s`bashku me pranimin e fëmijut te zyra e gjendjes civile apo më vonë te zyrtarët për mbrojtjen e fëmijëve (Kindesschutzbehörde, KESB) të rrethit. Nëse prindërit e pa martuar nuk janë të një mendimi për të drejtën për përkujdesje ndaj fëmijut, vendosin zyrtarët për mbrojtjen e fëmijëve. Kush ka pyetje apo i nevojitet mbështetje, drejtohet në një qendër përkatëse për këshillim.

Mbajtja

Kur prindërit ndahen, janë ata edhe më tutje të dytë të detyruar, të përkujdesen për fëmijën (Unterhalt). Ata duhet për këtë mbajtjen financiare dhe përkujdesjen për fëmijë ta rregullojn me njëri tjetrin. Pagesa për mbajtje ndahet në mes babait dhe nënës. A dhe sa njëri prind duhet të paguaj, mvaret prej situatës ekonomike dhe pjesëmarrjen e tij për përkujdesjen për fëmijun. Nëse nuk është e mundshme një marrveshje, mundet njeriu të shkoj para gjyqit. Nëse nuk paguan partneri i detyruar për këtë, mundet njeriu në komunën ku banon të kërkoj ndihmë. Kjo mbështetë, që shumën e caktuar ta kërkoj dhe/apo cakton një shumë për mbajtje, nëse njëri nga partnerët ka të drejtë për këtë (Alimentenbevorschussung).