Pikëtakimet
Ka oferta të shumta për nëna dha baba, që duan të shkëmbehen me prindërit e tjerë apo që duan me fëmijën e tyre të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Disa oferta janë bërë posaçërisht, që prindërit zviceran dhe ata të huaj të ndëlidhin kontakte.
- Për foshnja dhe fëmijë të vegjël deri në 2 vjeç ka në shumë komuna grupet e zvarritjes (krabbelgruppen), ku edhe prindërit vin në kontakt me njëri tjetrin.
- Prindërit-fëmiju-edukatë fizike (MuKi-/VaKi-/ElKi-edukatë fizike) ofron lojë, kënaqësi dhe lëvizje për prindër me fëmijë të vegjël. Edukata fizike ofrohet në shumicën e komunave.
- Në qendrat familjare (Familienzentrum) bëhen gjëra të ndryshme për prindër dhe fëmijët e tyre.
- Bibliotekat dhe ludotekat kanë oferta për fëmijë të vegjël dhe të mëdhenjë dhe prindërit e tyre.
E vlen gjithsesi, që të njoftoheni te komuna që banoni mbi ofertat e ndryshme në rajon.