Qëndrim ditor për fëmijë (KITA)
Në çerdhët për fëmijë (Kinderkrippen) fëmijët kanë tërë ditën kujdestari. Shumica e ofertave janë për fëmijë 3 muajsh deri në moshën shkollore. Disa çerdhe për qëndrim ditor të fëmijëve ofrojnë kujdestari për fëmijë shkollor (para dhe pas shkollës edhe përgjatë drekës). Meqë listat e pritjes të shumtën janë të gjata, duhet prindërit fëmijën e tyre ta paraqesin shumë herët. Shpenzimet janë të ndryshme në çerdhet ditore të fëmijëve dhe pjesërisht i bartin komunat. Vendet e qëndrimit ditor të fëmijëve apo të vendbanimt të komunës informojnë për mundësit e paraqitjës dhe shpenzimet.