Për pengimin e koncentrimit të pushtetit, është pushteti shtetëror në Zvicër dhe në kantone i ndarë në tri pushtete të pavarura: Pushteti Legjislativ (pushteti legjistlativ), Ekzekutiv ( pushteti ekzekutiv) dhe Juridik (pushteti juridik). Në kantonin Basel-Landschaft zyrtarët i marrin këto detyra:
- Legjislativ: Këshilli i madh (Landrat) (90 anëtar, të zgjedhur nga populli çdo katër vjet)
- Eksekutiv: Këshilli qeverisës (Regirungsrat) (5 anëtarë, të zgjedhur nga poulli çdo katër vjet)
- Juridik: Gjygje të ndryshme në rrafshin kantonal, si edhe gjykatat civile të rretheve civile
Edhe komunat kanë një legjislativ (mbledhje e komunës, parlament, (Gemeindeversammlung, Parlament) dhe një ekzekutiv (këshill qyteti apo komune, Stadtrat, Gemeinderat). Në rrafshin shtetëror legjislativi i ka dy dhoma: Nacional- dhe këshilli shtetëror (National-und Ständerat). Pushteti nacional (7 antëtarë) quhet këshilli konfederativ (Bundesrat). Edhe në rrafshin nacional ekzistojn gjygje të ndryshme. Në gjyqin konfederal si instanca më e lartë mund të dërgohen p.sh. vendimet gjygjësore të kantonit.