Integrimi

Kur jetoni në kantonin Basel-Landschaft, keni të drejta të caktuara. Nuk ka rëndësi, a jeni burrë apo grua, nga vini, ç' gjuhë flisni, ç' besim keni ose ç' aftësi të kufizuara. Njëkohësisht duhet t'i zbatoni ligjet. Gjithashtu ka rëndësi, që ju të kujdeseni për veten nga ana ekonomike dhe që të mësoni gjermanisht. Këtu gjeni informacione për këtë temë.

Parimet themelore më të rëndësishme

Kur jetoni në Zvicër, ju duhet t`i përmbaheni kushtetutës së konfederatës dhe ligjeve. Kjo do të thotë për shembull: Të gjithë njerëzit janë të respektueshme me njëri-tjetrin. Të gjithë njerëzit trajtohen njëlloj, askush nuk diskriminohet. Nëse jetoni në Basel-Landschaft, ju duhet të mësoni gjermanisht. Veç kësaj, ju duhet përkujdeseni për vetën në anën financiare.

Mirëpo integrimi mund të bëhet vetëm nëse të dy palët japin kontribut. Për këtë pritet prej popullatës vendore hapje kundrejt të huajave dhe të huajve.

Përgjegjësia individuale

Konfederata, kantonet dhe komunat kujdesen, që ju merrni një qasje të drejtë për jetën ekonomike, sociale dhe kulturore. Por ju duhet të kujdeseni edhe vetë, që ju të integroheni. Ne presim nga ju, që ju i shfrytëzoni ofertat e integrimit.

Pjesëmarrja në jetën shoqërore

Kështu mund të integroheni: Nëpër shoqatat mund të njiheni shumë mirë me njerëz të rinj. Ose ju shkoni në festa dhe organizime të lagjes suaj.

Ndoshta në fillim kjo duket pak e vështirë. Disa persona nuk janë të hapur kundrejt njerëzve prej vendeve të huaja. Por pas një farë kohe shumica e njerëzve humbet rezervimin e vet. Pra mos u dorëzoni.

Njoftime / mbështetje

Në kantonin Basel-Landschaft për të posa ardhurit ka në dispozicion zyra të ndryshme të kontaktit. Vendi i parë i mirë për tu njoftuar është komuna. Mirëpo ka edhe pika të tjera specifike për emigrante dhe emigrant.
Informacione për jetën në Zvicër dhe për tema të tjera:

- Shërbimi për të huajt (Ausländerdienst Baselland)

Informacione për të drejtën e azilit dhe për të drejtën e të huajve:

- Pika e kontaktit (Anlaufstelle Baselland)

Kush nuk flet ende gjermanisht, mundet me e sjell dikend të përkthej apo një përkthyese apo përkthyes. Për disa gjuhë ka oferta përkatëse.