Këshillimoret

Disa këshillimore japin përgjigjëje në pyetje të përgjithshme, disa janë të specializuara në tema të caktuara apo në fusha jetësore. Oferta është sipas rajonit të banimit e ndryshme. Zakonisht këshillimi i parë është falas, shpesh edhe këshillimet në vazhdim. Këshillimore të ndryshme ofrojnë këshilla edhe në gjuhë të huaja.

Këshillimoret e përgjithëshme

Shërbimi i të huajve (ald) në Pratteln është një këshillimore qendrore për emigrante dhe emigrantë. Punëtorët ju përgjigjen pyetjeve të përgjithshme për gjithë përditshmërin në Zvicër dhe ndihmojnë, t`i gjeni këshillimoret e specializuara. Përveç kësaj i këshillojnë personat për gjetjen e përshtatshme të kurseve të gjuhës gjermane dhe ofertat për integrim. Sipas marrëveshjes janë këshillimet (në telefon apo personalisht) në shumë gjuhë të mundshme. Njoftimet dhe këshillimet janë falas. Pika e kontaktit Baselland ofron informacion për të gjitha çështjet që lidhen me ligjin e azilit dhe imigracionit. Ka edhe këshillimore të përgjithshme, që këshillimet i ofrojnë në një gjuhë të huaj të caktuar apo janë përgjegjëse për një rajon banimi. Po ashtu edhe shoqatat e emigrimit janë një vend i mirë, me i marr informacionet e para në gjuhën e vet.

Administrata e komunës / administrata e qytetit

Në shumë situata është administrata e vendbanimit (administrata e komunës, Gemeindeverwaltung / administrata e qytetit, Stadtverwaltung) një adresë e parë e mirë. Punëtorët munden shpesh direkt të japin përgjigjëje apo përndryshe ta propozojn një këshillimore të përshtatshme. Të gjitha komunat në kantonin Basel-Landschaft kanë një faqe të veten të internetit. Aty gjen njeriu të dhënat për kontakt, orarin e punës dhe informacione të tjera, pjesërisht edhe listat me këshillimore- dhe ofertat integruese në rajon.

Këshillimoret e specializuara

Në rajonin Basel ka ofertë të gjerë të këshillimoreve të cilat janë të specializuara në temë të caktuar apo në një fushë të caktuar jetësore. Këtu bëjnë pjesë p.sh: mosha, puna, qëndrimi, arsimimi, bashkëshortësia/divorcimi, edukimi, familja, financat, (borxhet/buxheti), shëndeti, dhuna shtëpiake, integrimi, problemet psiqike, përkujdesja për foshnje, shtatzënësia, seksualiteti, vesi, pyetje sociale. Oferta sipas vendbanimit është e ndryshme. Disa oferta organizohen në dy kantone dhe në shumë raste janë në Basel-Stadt. Mësoni paraprakisht në internet nëse oferta është e hapur edhe për njerëzit nga kantoni Basel-Landschaft. Këshillimet e para zakonisht janë falas. Të dhënat për kontakt prej disa këshillimoreve në disa fusha të veçanta mund të gjinden nën hallo-baselland.ch. Njeriu mundet edhe në Shërbimi për të huajt Baselland apo në komunën ku banoni të drejtohet dhe të pyes për këshillimoret e përshtatshme. Kush nuk flet ende mirë gjermanisht do të duhej para shkuarjes në këshillimore të informohet mbi mundësit për përkthim. Mundet me qenë që këshillimet ofrohen në gjuhë të tjera, që këshillimoret e organizojnë një përkthyese apo përkthyese, apo njeriu lutet që ta sjell vet dikend.

Diskriminimi racor

Me STOPP Rassismus (STOPP Rassismus), kantonet Basel-Landschaft dhe Basel-Stadt ofrojnë një qendër këshillimi për njerëzit që janë prekur nga diskriminimi dhe sulmet raciste ose që kanë vërejtur një diskriminim të tillë. Konsultimi është konfidencial dhe pa pagesë. Konsultimet personale, si dhe konsultimet online ose konsultimet me telefon janë të mundshme.