Taksat për radio- dhe televizor
Në thelb, të gjitha familjet në Zvicër duhet të paguajnë tarifa radio dhe televizioni të pavarura nga pajisja. Me këto taksa të bëra me ligj mbështeten programet e radiove dhe televizionet publike (SRG SSR) sie edhe radiot dhe televizionet private. Për marrjen e taksave është firma Serafe përgjegjëse. Tarifa paguhet çdo vit. Personat që marrin shërbime shtesë nga shteti, mund të lirohen nga taksa.