Sanimi i mbeturinave

Për sanimin e mbeturinave janë komunat përgjegjëse. Për këtë çdo komunë ka një rregull. Ndarja e mbeturinave çmohet shumë, për këtë ka vende të posaçme të grumbullimit.

Ndarja e mbeturinave / riciklim

Ndarja e mbeturinave, ndihmon në mbrojtjen e ambientit dhe në kursimin e parave. Për mbeturina të cilat ripërpunohen dhe ato që janë të dëmshme për mjedisin ka pika speciale grumbulluese apo grumbullim (letër, baterit, xhami, kartoni, mbeturinat e gjelbërta, alumini, metali, tekstili, vaji etj). Këto mbeturina nuk hidhen në mbeturinat shtëpiake. çdo komunë e ka një plan sanimi të vetin (Entsorgungsplan) apo një kalendar për mbeturina (Abfallkalendar), të cilin e merr njeriu kur lajmërohet në komunë. Aty shkruan cilat mbeturina njeriu kur dhe ku guxon t`i hudh. Është e ndaluar të digjen mbeturinat apo të shkarkohen në vendet të cilat nuk janë të parapara. Shishet e plastikës (PET-Flaschen) dhe paketime të tjera mundet njeriu gati te të gjitha shitoret t`i kthej gratis.

Thasët për mbeturina / pullat për mbeturina

Mbeturinat, të cilat nuk munden më edhe pas përpunimit të përdoren (mbeturinat shtëpiake), duhet në thasë të posaçm për mbeturina apo në thasë me taksa -pullë të hudhen. Në çmimin e thasëve apo pullave është taksa për sanim. çdo komunë i ka thasët e vet apo pullat, të cilat njeriu mund t`i blej në qendrat e shitjes apo shitoret në komunë apo në vet komunën. Thesin me mbeturina duhet njeriu në ditët e caktuara javore skaj rrugës( apo në raste të rralla në një tjetër pikë grumbullimi) ta lë. Nuk është e lejuar, mbeturinat në një ditë tjetër të deponohen. Në shtëpit me shumë familje ka nganjëherë kontinier special për mbeturina. Nëse ka pyetje mundet komuna apo fqinjet dhe fqinjët tu ndihmojnë tutje.

Mbeturinat e veçanta

Mbeturinat e veçanta (Sonderabfälle) duhet të sanohen special, meqë përmbajnë substanca helmuese apo e dëmtojnë mjedisin. Këtu bëjnë pjesë p.sh. ngjyrat, kemikaliet,baterit, artikujt elektrik, lampat për kursim të energjisë apo edhe barnat me afat të skaduar. Këto nuk duhet kursesi të hudhen në mbeturina shtëpiake. Në përgjithësi mund t`i ktheni në shitoret ku i keni blerë. Prodhuesi dhe tregëtarët janë të detyruar që këto mbeturina t`i marrin mbrapa pa shpenzime.