Në rastin normal qirja paguhet neto dhe shpenzimet shtesë (Nebenkosten) (nxemja, uji i nxehtë etj) s`bashku. Guxojnë vetëm shpenzimet shtesë të kërkohen të cilat janë të numruara në kontratën e qirasë. Qiraja duhet sipas rregullit të paguhet çdo muaj më parë. Qiradhënësi guxon ta rris pagesën për qira vetëm në raste të argumentuara. Ai duhet këtë ngritje me kohë në një formular zyrtar ta paraqesë. Nëse njeriu e ndjen se kjo ngritje nuk është e arsyeshme, mundet mbrenda 30 ditëve të drejtohet te autoritetet ndërmjetësuese të rajonit (Schlichtungsbehörde).Qiradhënësi mundet për qira të kërkoj depozitë (Kaution) maksimalisht për tre muaj. Kjo i kthehet njeriut kur të dal nga banesa. Në raste të caktuara, si qiramarrës mund të aplikoni te qiradhënësi me letër rekomande për uljen e qirasë (Mietzinssenkung). Për shembull, nëse baza e llogaritjes ka ndryshuar ndjeshëm.